Fatmir Asllani
Nënkryetar i Komunës së Pejës
Kandidat për Deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK!
I Lindur në Leshan – Pejë më 24.01.1981
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën e vazhdoi për Mjekësi të Përgjithshme në Pejë. Pastaj, vazhdoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Administrim Biznesi.
Para se të angazhohej në funksionet politike, ka qenë menaxher i disa firmave, si dhe bashkëpronar i një firme IT.
Në tri palë zgjedhje lokale radhazi (2013, 2017, 2021), fitoi mandatin e Anëtarit të Kuvendit Komunal – Pejë.
Nga janari 2014 deri në mars 2020, ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Komunën e Pejës.
Angazhimet Kryesore:
- 2018 – 2019: Zv. Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës.
- 2019 – 2020: Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës.
- 2014 – 2019: Anëtar i komisionit për planifikim buxhetor – Komuna Pejë.
- 2015 – 2018: Kryesues i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale.
- 2015 – 2016: Anëtar i Komisionit Komunal për implementimin e Strategjisë së Komunikimit dhe Kontaktimit – Komuna Pejë.
- 2018 – 2019: Anëtar i Komisionit Komunal për implementimin e Planit të Integritetit – Komuna Pejë.
- 2018 – 2019: Anëtar i Komisionit Komunal për implementimin e “Kodit Etik” – Komuna Pejë.
- 2019 – 2020: Anëtar i Komisionit për rishikimin e Strategjisë së Cilësisë në “UHZ” – Pejë.
Nga marsi 2020, ushtron funksionin e Nënkryetarit të Komunës – Pejë.
Pozicionet Politike:
- 2007 – 2011: Kryetar i Forumit Rinor, nëndega Leshan.
- 2007 – 2011: Anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor, dega Pejë.
- Aktualisht, Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Pejë, si dhe Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.